“E ftoj mikun tim Edi Rama…”, Hashim Thaçi shpreh dëshirën për vitin 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të nënshkruajë një marrëveshje ndërshtetërore për heqjen e kufirit dhe taksave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Për një veprim të tillë, kreu i shtetit Kosovar tha se nuk duhen pritur tekat e Serbisë dhe Bashkimit Evropian, i cili po tregohet i paaftë për vendime strategjike në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova që sot, jo nesër, që sot është e gatshme të marrë vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë. Nuk ka nevojë që kjo të shtyhet për nesër. Do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillonte me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për këtë arsye e ftoj mikun tim Edi Rama që ta marrë këtë vendim. Unë jam gati, sepse ne nuk mund të presim tekat e Serbisë, sepse është absurd të kërkojmë pajtimin e Serbisë me vendimet tona si dy vendet të pavarura dhe sovrane kur e dimë që diçka e tillë nuk do të duartrokitet në shtetet që nuk e duan të ardhmen e përbashkët të dy vendeve tona”, deklaroi Thaçi gjatë takimit me gazetarët.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey