‘E kemi Granit Xhakën’ – rindërtimi i raporteve të mesfushorit me tifozët e Arsenalit

Në tetor të vitit 2019, Granit Xhaka i shau tifozët e Arsenalit, sot ata e këndojnë emrin e tij, e gjitha falë angazhimit të pashoq dhe ndërhyrjes së trajnerit Mikel Arteta.

Nëse ka pasur ndonjëherë një tregues se sa mirë po shkojnë gjërat për Topçinjtë në krye të tabelës tani, kjo ndodhi në fund të fitores (3-0) së të dielës në Brentford.

Gjyqtari kishte dhënë fishkëllimën e fundit dhe lojtarët po shkonin drejt tifozëve mysafirë në Gtech Community Stadium për të festuar fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e Ligës Premier.

“Ne e kemi Granit Xhakën, e kemi Granit Xhakën. Ne e kemi Granit Xhakën, e kemi Granit Xhakën…” – kjo ishte kënga që dëgjohej nga fundi i gëzueshëm jashtë fushe teksa skuadra londineze qëndronte përballë tifozëve të vet duke i përshëndetur, duartrokitur dhe duke shprehur mirënjohjen e tyre për të gjithë mbështetjen.Për mesfushorin shqiptar, ishte një moment i veçantë.

“Është një ditë shumë, shumë e veçantë për mua”, pranoi ai më pas në një mesazh emocionues të c..

Në tetor të vitit 2019, Granit Xhaka i shau tifozët e Arsenalit, sot ata e këndojnë emrin e tij, e gjitha falë angazhimit të pashoq dhe ndërhyrjes së trajnerit Mikel Arteta.

Nëse ka pasur ndonjëherë një tregues se sa mirë po shkojnë gjërat për Topçinjtë në krye të tabelës tani, kjo ndodhi në fund të fitores (3-0) së të dielës në Brentford.

Gjyqtari kishte dhënë fishkëllimën e fundit dhe lojtarët po shkonin drejt tifozëve mysafirë në Gtech Community Stadium për të festuar fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e Ligës Premier.

“Ne e kemi Granit Xhakën, e kemi Granit Xhakën. Ne e kemi Granit Xhakën, e kemi Granit Xhakën…” – kjo ishte kënga që dëgjohej nga fundi i gëzueshëm jashtë fushe teksa skuadra londineze qëndronte përballë tifozëve të vet duke i përshëndetur, duartrokitur dhe duke shprehur mirënjohjen e tyre për të gjithë mbështetjen.Për mesfushorin shqiptar, ishte një moment i veçantë.

“Është një ditë shumë, shumë e veçantë për mua”, pranoi ai më pas në një mesazh emocionues të cilin e dërgoi përmes llogarisë së Arsenalit në Twitter.

“Të dëgjoja atë që ndodhi, (që ju) ta këndoni këngën për mua. Faleminderit”, ishte shprehur 29-vjeçari.

Për shumicën e lojtarëve, serenadat nga tifozët nuk do të ishin asgjë e re. Në fakt, do të ishte diçka e rëndomtë. Por, për sa i përket marrëdhënies së tij me tifozët e Arsenalit, Xhaka nuk është një lojtar i zakonshëm.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey