E konfirmon Fabrizio Romano, Cannavaro merr drejtimin e skuadrës së Serie A

Fabio Cannavaro rikthehet në Serie A. Fituesi i Kupës së Botës, Fabio Cannavaro, është pranë rikthimit në Serie A, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano. Cannavaro, i cili ishte kapiten i skuadrës fitimtare të Italisë në vitin 2006, u pensionua nga futbolli në vitin 2011 dhe shkoi si trajner në Azi. Ai ka drejtuar skuadra […]

Prill 23, 2024 - 20:00
 0  27
E konfirmon Fabrizio Romano, Cannavaro merr drejtimin e skuadrës së Serie A

Fabio Cannavaro rikthehet në Serie A.

Fituesi i Kupës së Botës, Fabio Cannavaro, është pranë rikthimit në Serie A, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.

Cannavaro, i cili ishte kapiten i skuadrës fitimtare të Italisë në vitin 2006, u pensionua nga futbolli në vitin 2011 dhe shkoi si trajner në Azi.

Ai ka drejtuar skuadra si Guangzhou Evegrande, Al-Nassr, Benevento dhe kombëtaren e Kinës.

Cannavaro nuk ka patur ndonjë sukses me skuadrat e drejtuara, por skuadra e Serie A është e gatshme tia besojë stolin.

Sipas Fabrizio Romanos, Fabio Cannavaro do ta merr drejtimin e Udineses dhe se marrëveshja pritet të zyrtarizohet ditët në vijim.