E marta dita më e ftohtë, ja sa do jetë temperatura dhe parashikimi për motin

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës së ditës së sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5 deri në 10 metra për sekondë dhe drejtim nga kuadrati i veriut.

Shpejtësia më e lartë e regjistruar në qytetin e Tiranës me 18 metra për sekondë. Era intensive do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të datës 06.01.2020 me shpejtësi mesatare 5 deri në 10 metra për sekondë dhe hera herës era fiton intensitet deri në 15-20 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere, e cila arrin shpejtësinë deri në 30 metra për sëkondë. Duke nisur nga orët e mesditës së datës 6 janar 2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit te erës me shpejtësi mesatare 10 metra për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri ne 30 metra për sekondë përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut.

Nga e marta e dtaës 7 era humbet më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8 metra për sëkondë me përjashtim vijën bregdetare, e cila do të arrijë shpejtësinë deri në 15 metra për sekondë.

Dita më e ftohtë parashikohet të jetë mëngjesi i 7 janarit me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato të ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey