E mendon akoma Donaldin? Ja detaji i Borës dje në “Për’puthen”

Bora Zemani, prezantuesja e programit të dashurisë “Për’puthen” është në qendër të vëmendjes që nga fillimi i “Big Brother Vip”.

Ajo madje shpesh herë merr vëmendje më shumë se vetë konkurrentët e situatat e krijuara me veshjen, akesesorët apo dhe fjalët që mund të thojë.
Ditën e djeshme ndjekësit kanë vënë re lidhëse në dorën e saj, gjë që shpesh herë e mban edhe Donaldi.

Nuk është hera e parë që ndjekësit kapin detaje te Bora gjatë prezantimit të “Për’puthen”. Ajo shpesh herë madje e ka thumbuar Donaldin.

Kur Melisa me Andin po luanin bashkë “lojën e çifteve” e Bora po u drejtonte pyetje,në një moment Bora pyet: Kush ka shije të çuditshme? Melisa e drejtoi gishtin drejt saj dhe Bora duke qeshur tha “e meritoja”.

Pati edhe komente të shumta që aluduan se Bora e kishte për Donaldin, pasi ka shije të çuditshme që ka qenë e dashura e tij.Gjithashtu kur dy vajza Mikela dhe Ritvana po debatonin për Erionin, debate që janë të shpeshta në “Për’puthen”, Bora iu drejtua atij duke i thënë se uron që ai të jetë i sinqertë e të mos luaj.“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey