E mori vaksinë, Izet Sadiku tregon se si po ndihet tani

Izet Sadiku tregon se si po ndihet pas vaksinimit.

Në mesin e personeli shëndetësor, sot në Klinikën Infektive është vaksinuar edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të kësaj klinike, Izet Sadiku, shkruan Gazeta Express.

Pas marrjes së vaksinës Sadiku tha se po ndjehet mirë dhe se sot është ditë historike për Kosovën.
“Po ndihem mirë. Sot është ditë historike për Kosovën. Po hyjmë në fazën kur Kosova i bashkëngjitet vendeve tjera për marrjen e vaksinës kundër COVID-19. Po kërkojmë nga qytetarët që të respektojnë masat sepse ato janë shpëtim jete. S’ka pasur hezitim për marrjen e vaksinës nga asnjë kolegë. S’ka reaksion”, ka thënë Sadiku.

Në ndërkohë drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se do ta marr vaksinën, por se njëherë po pret që të vaksinohen kolegët e tij, të cilët janë në front.

“Po, do të vaksinohem edhe unë. Nuk është e thënë që bash sot të vaksinohem. Fillimisht do të shoh kolegët që janë këtu në front, meqenëse unë tash jam në administratë”, ka thënë Krasniqi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey