E pabesueshme/ Një grua lind në autobus, policët bëjnë rolin e mjekëve (VIDEO)

Disa oficerë policie në Argjentinë janë gjendur përballë një situate të pazakontë, të cilën në fund, e kapërcyen me sukses: ata asistuan në lindjen e një foshnjeje në autobus.

Efektivët kanë ndihmuar nënën e re të sillte në jetë fëmijën e saj aty ku ishte; koha nuk premtonte për të shkuar në spital dhe nëse nuk veprohej shpejt, si nëna dhe fëmija, mund të rrezikoheshin seriozisht.

Bebes, të cilës policët i prenë kordonin ombelikal, prindërit i vunë emrin Milagros, Mrekulli. Ajo peshonte 3.3 kilogramë dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Edhe nëna është shumë mirë, nga sa tregojnë raportet në media, megjithëse në momentet e para pas lindjes u shfaq disi e corientuar.

Një pasagjer i autobusit filmoi momentin kur policët i kaluan nënës fëmijën në krahë. Kjo ngjarje vjen gati një vit pasi një grua solli në jetë djalin e saj në mes të rrugës në Buenos Aires.

32 vjeçarja Jessica Leal, ishte rrugës për në spital, kur e përfshinë kontraksione të forta dhe u detyrua të ndalonte për ta lindur fëmijën pikërisht aty ku ndodhej.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey