E papritur, ish-gruaja e Ben Affleck i bën super dhuratë Jennifer Lopezit për dasmë

Dhurata befasuese e dasmës që ish-bashkëshortja e Ben Affleck i bëri aktorit dhe Jennifer Lopez

Jennifer Garner dhe Ben Affleck mund të jenë ish-partnerë, por kjo nuk e pengoi atë që të urojë aktorin në martesën e tij me Jennifer Lopez.

Affleck dhe JLo u martuan disa javë më parë, dhe Garner ishte një nga të parët që uroi çiftin.

“Garner uroi Ben dhe JLo pas dasmës së tyre në Las Vegas dhe madje i dërgoi një buqetë të bukur me lule”, tha një burim anonim për Hollywood Life.

Në vend që të jetë xheloze për të dashurin e saj aktual, JLo mendohet të jetë e lumtur për marrëdhënien që mban Affleck me Garner .

“Ajo mendon se është mirë që Jennifer dhe Ben kanë ende raporte të mira”, shtoi burimi.

Marrëdhënia e JLo dhe Affleck filloi fillimisht në fillim të viteve 2000, megjithëse më pas ata u ndanë dhe kaluan vite të ndarë duke krijuar familjet e tyre përpara se të ribashkoheshin relativisht kohët e fundit, ku më pas kurorëzuan dhe dashurinë e tyre.

“Garner e do Lopez -in dhe është e lumtur me marrëdhënien që ajo dhe Affleck tani kanë. Ajo ka një ndikim të madh tek Beni dhe gjithçka që Garner dëshironte ishte që ai të ishte i lumtur, i shëndetshëm dhe një njeri i matur”, tha i njëjti burim.

“Ajo thjesht dëshiron që ai të jetë aty për fëmijët e tij. Martesa e ka vënë me këmbë në tokë atë dhe kjo është një peshë e madhe mbi supet e Garner. Tani ajo nuk ka pse të shqetësohet më për të.

Është një lehtësim për të që ai ka zgjedhur një partnere që ka pasur një ndikim të vazhdueshëm pozitiv tek ai dhe një me vlera të mëdha familjare”.

Garner vizitoi të porsamartuarit në shtëpinë e tyre brenda disa javësh nga ceremonia e tyre dhe mendohet se Jennifer e ka pritur ngrohtësisht në familje.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey