E papritur: Tea dhe Bearti i japin fund lidhjes, e bëjnë publike ndarjen

Tea dhe Bearti duket se tashmë i kanë dhënë fund lidhjes.

Pak kohë më parë u zbulua lidhja e Teas dhe Beartit, pasi fotot e tyre duke u puthur bënë xhiron e rrjetit.

Pasi e pranuan dhe vetë publikisht, ata nuk i kursyen fotot dhe dedikimet romantike në rrjete sociale. Mirëpo së fundmi dyshohet se diçka ka ndodhur.

Dyshja po përfliten për një ndarje të mundshme dhe shkak janë bërë postimet e tyre në Instagram.

Pak ditë më parë, Tea, Bearti, mamaja dhe motra e Beartit dhe shoku i ngushtë i Teas u nisën drejt Turqisë për të festuar ditëlindjen e Teas.

Mirëpo nuk dihet çfarë ka ndodhur sepse në një bashkëbisedim me ndjekësit, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ ka treguar se nuk është e lumtur dhe se nuk e ka festuar ditëlindjen.

Në postimet e saj nuk është parë askund Bearti dhe për më tepër, ajo ka publikuar një foto me shkrimin “Bëje veten të lumtur”.

Pas Teas, një postim i bërë nga Bearti ka tërhequr gjithashtu vëmendjen. Ai është parë si kundërpërgjigje dhe thumb për partneren (apo ish).

“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i mirë je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”, thuhet në postim.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey