E quajti dinake dhe fallco, Ana bën “për një lek” Andin në rrjet

Andi Artani ishte dy ditë më parë i ftuar në emisionin “NIN” ku foli për rrugëtimin e tij televiziv në “Për’puthen”. I riu nga Kosova sqaroi edhe raportin me Jasmin Kadriun duke theksuar se nuk kishin qenë kurrë çift.

Ndër të tjera, ai foli edhe për personazhe të tjerë të programit të dashurisë duke dhënë opinionet e tij. I pyetur nga moderatori Alaudin Hamidi se cili ishte personi më fallco dhe dinak, Andi përmendi Ana Kaurin.

Sigurisht duke njohur karakterin e bukuroshes brune, nuk kishte si të mungonte një kundërpërgjigje e saj “flakë më flakë” ndaj ish-konkurrentit. Pas deklaratës së tij, ajo ka reaguar ashpër përmes një statusi në InstaStory.

“Njerëzve kur ja përplas të vërtetën në fytyrë nuk u vjen mirë e fillojnë e nxjerrin vrer nga goja”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Ana dhe Andi nuk kanë pasur një raport shumë të mirë në “Për’puthen” e madje disa herë janë përfshirë edhe në debate me njëri-tjetrin.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey