E rëndë në Kërçovë / 26 vjeçari bie nga tarraca

Një shtetas i Shqipërisë ka rënë nga tarraca e shtëpisë në Kërçovë Herët në mëngjes rreth orës 03:55 minuta, banori i Kërçovës I.V. (57) në SPB-Kërçovë ka paraqitur se nga tarraca e vendosur në katin e parë të shtëpisë së tij në rrugën “11-Shtatori” nga Kërçova, M.K. (26) nga Republika e Shqipërisë ka rënë, i cili po qëndronte në këtë objekt.

“Gjatë rënies nga kati i parë, personi M.K. pësoi dëmtime të rënda, pas së cilës u transferua në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku iu dha ndihma mjekësore”, informon Stefan Dimoski nga SPB-Ohër dhe shton se në lidhje me këtë ngjarje në bisedë në -Kërçovë ishin thirri dy persona të tjerë nga Shqipëria të cilët po qëndronin me M.K. në të njëjtën ndërtesë, si dhe pronarin e shtëpisë. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey