E thotë Hekuran Murati: Ka vonesa në kompletimin e të gjitha premtimeve të Qeverisë Kurti
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin CONTEXT në ATV, ku gazetari Leart Hoxha sfidoi ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndryshimet në projekte infrastrukturore dhe pretendimet për kursime në buxhet. Debati nisi kur Murati tha se rrugët e ndërtuara nga qeveria aktuale po kushtojnë më pak se ato të mëparshme
Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin CONTEXT në ATV, ku gazetari Leart Hoxha sfidoi ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndryshimet në projekte infrastrukturore dhe pretendimet për kursime në buxhet.
Debati nisi kur Murati tha se rrugët e ndërtuara nga qeveria aktuale po kushtojnë më pak se ato të mëparshme, duke përmendur kursimin prej 150 milionë eurosh në projektin për rrugën Prishtinë – Pejë.
“Rruga po kryhet, qëllimi po arrihet, qytetarët do të kenë këtë rrugë dhe po paguajmë 150 milionë euro më pak,” tha Murati, duke thënë se këto kursime janë arritur pavarësisht inflacionit mbi 20 për qind.
Hoxha, megjithatë, sfidoi këto pretendime, duke ia bërë me dije ministrit Murati se kursimi ka ardhur nga ndryshimi i projektit, jo nga efektiviteti financiar.
“E saktë! Pra, nuk keni kursyer para, por e keni ndërruar projektin,” tha Hoxha, duke thënë se rruga e zgjeruar dhe autostrada nuk janë e njëjta gjë.
Ministri Murati mbrojti projektin duke thënë se rruga e zgjeruar arrin të përmbushë qëllimin, ndërsa shpenzimet për arritjen e këtij qëllimi janë ulur ndjeshëm.
“Ti mbërrin më shpejt në Pejë se sa që ke mbërritur në rrugën e vjetër”, tha Murati, ndërsa Hoxha ia ktheu: “Po, edhe më ngadalë se me autostradë!”.
Ai tha po ashtu se ka vonesa në kompletimin e të gjitha premtimeve të Qeverisë Kurti.
Video nga minuta 03:00