Edhe 6 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1658 testime, 11 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq sot jaë shëruar edhe 6 pacientë kurse një person ka ndërruar jetë.

Postimi i plotë

#Bashkëiadalim

26 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 170.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!
__________________

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey