Edhe AAK kërkon nga Qeveria ta tërheq propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti ka kërkuar nga Qeveria që të tërhiqet inicimi për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje.

Besnik Tahiri në konferencë për media tha se kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që të bëhet një organizim sa më i mirë që të ketë dakordim me të gjithë në lidhje me ndryshimin e këtij Ligji.

Ai tha se si AAK janë pro që mërgata të votojnë në konsullata e ambasada, por për këtë duhet të bisedohet.

Tahiri tha se populli ka fol dhe Kurti e ka për detyrë që ta respektojë besimin që i ka dhënë populli.

“Është përgjegjësi dhe at përgjegjësi duhet ta ketë shumica”, ka thënë tahiri.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey