Edhe Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit: Do ta shoh nesër se për çfarë bëhet fjalë

LDK dhe AAK do të bisedojnë me Kurtin.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nesër do ta shoh ftesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar.

Ai nuk është përgjigjur se a do të marrë pjesë, ndërsa thotë se fillimisht do ta shikojë ftesën se për çfarë takimi bëhet fjalë.

“Do ta shoh nesër për çfarë bëhet fjalë”, tha Abdixhiku.

Ai po ashtu bëri të ditur se LDK-ja nuk i ikë takimeve.

“Parimisht LDK-ja nuk i ik takimeve, këtë duhet të ditë, nëse bëhet fjalë për dialog, atëherë qëndrimi i im do të jetë i njëjtë”, tha Abdixhiku në ATV.

Kryeministri Kurti sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey