Edhe babai i Venkos, Ilija Filipçe ishte dorëhequr në 1997 nga posti i ministrit, skandali me ilaçe të skaduara?

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe të premten e kaluar dha dorëheqje pas tragjedisë së rëndë në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën të gjallë 14 veta.
Filipçe u detyrua që të jap dorëheqje pas presioneve nga opinioni.

Atë e ndjeki fati i babait të tij, Ilija Filipçe, që po ashtu ishte ministër i shëndetësisë në periudhën 1994-1997. Ai sikur djali i tij në vitin 1997 u detyrua të largohet nga detyra duke dhënë dorëheqje, për shkak të skandalit të paketimit të ilaçeve me afat të skaduar.

Bëhet fjalë për aferën e lidhur me kontrabandimin dhe ripaketimin e ilaçit “Oracef”, e që ky shurup ishte me afat të skaduar, shkruan portali Express. Ilija në postin e kryetarit të Komisionit për Ilaçe e kishte caktuar vëllain e tij, Dobre Filipçe. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey