Edhe ky shtet u thotë ‘mirupafshim’ maskave për të vaksinuarit

Ky shtet u thotë ‘mirupafshim’ maskave për të vaksinuarit.

Qeveria e Koresë së Jugut ka njoftuar se nuk do të kërkojë nga personat që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 të mbajnë maska nga muaji korrik e tutje.

Deklarata vjen si përpjekje e qeverisë për të bindur të moshuarit, që të vaksinohen, pasi Seul ( kryeqyteti i Koresë së Jugut) ka qëllim të vaksinojë të paktën 70% të popullsisë deri në shtator.

Sot është vaksinuar vetëm 7% e popullsisë, informon CNN Greece.

Që nga mesnata e djeshme, Koreja e Jugut regjistroi 707 raste të SARS-CoV-2 dhe 2 vdekje në 24 orët e fundit. Numri total i viktimave deri më tani ka arritur në 1,940 vdekje nga një total prej 137.682 infeksionesh, sipas shifrave zyrtare.

Shkalla e vdekshmërisë është në 1.41%.

Deri më tani, 3.9 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, nga të cilët 1.9 milionë kanë marrë të dyja dozat.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey