Edhe nëse e kemi datën, Maqedonisë i duhen edhe 10 vite për anëtarësim të plotë

Muhamer Pajaziti

Këtyre ditë po bëhet shumë zhurmë rreth datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Data po na paraqitet sikur shpëtimtarja e Maqedonisë,e në fakt duhet ti kushtohej më shumë rëndësi procesit integrues që supozohet ta përmirësoj sistemin politik në vend.

Mesatarisht, duhen pak më pak se pesë vjet nga hapja e negociatave të anëtarësimit, por afati kohor varet nga aftësia e vendit kandidat për të arritur reformat e nevojshme të brendshme, si dhe nga niveli i vullnetit politik nga të gjitha palët për ta parë procesin.

Me çfarë probleme përballet Maqedonia, sigurisht se na duhen 10 vite.

Na nevojitet ekonomi konkurrente, institucione që gantojnë sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve si dhe kapacitete administrative dhe institucionale të afta për të zbatuar legjislacionin e BE-së (acquis).

Prandaj lëreni rahat datën e punoni në këtë proces për të përmbushur dhe kryer detyrat e Brukselit.

Aktualisht jemi shumë keq dhe Maqedonia i ngjanë një xhemperi të leshtë që i kanë ikur shumë fije dhe është bërë lëmsh leshi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey