Edhe një javë fushatë zgjedhore

Kopshte të reja, rrugë, komuna urbane dhe të digjitalizuara janë pjesë e premtimeve të partive politike, në suaza të zgjedhjeve lokale. Partitë politike dhe kandidatët e tyre edhe dje vazhduan me promovimin e programeve të tyre për zgjedhjet e ardhshme. Deri në fund të fushatës parazgjedhore mbetet edhe një javë, pas së cilës më 16 tetor vijon heshtja zgjedhore.

Nga Dibra, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë porositi se në 20 vitet e fundit përpjekjet e tyre ishin kahëzuar drejt përparimit të kuadrove, për shkak të synimit drejt BE-së.

Ahmeti theksoi se zgjedhjet nuk duhet të jenë gladiator por një ditë feste, në të cilën sikur edhe deri tani do të tregohet dinjiteti dhe marrëdhënia e civilizuar. Ai porositi se e kaluara nuk duhet të harrohet por edhe asnjëherë të mos përsëritet.

“Ne kemi hapur një kapitull të ri, Agjendën e gjelbër, me ekip të mirë dhe vizion, andaj këtë agjendë duhet të çojmë përpara”, tha Ahmeti.

Në karvanin zgjedhor “Më e mira për komunën time” të udhëhequr nga LSDM-ja, lideri i partisë Zoran Zaev nga Koçani mbrëmë porositi se për to nuk ka qytetarë dhe komuna të rëndësishme dhe të parëndësishme, ndërsa këtë e kanë treguar në vepra me mbi 7000 projekte të realizuara në të gjitha komunat.

Ai shtoi se katër vjet e zhvillojnë shtetin në plan ndërkombëtar, ndërsa komunat zhvillohen në plan vendor, e përparojnë cilësinë e jetës, ndërsa rritet edhe standardi jetësor.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë nga mitingu në komunën Butel e akuzoi Zaevin se pesë vjet premton inkuadrim në BE.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në mitingun në komunën Gazi Babë tha se beson te shteti dhe populli dhe qynon drejt krijimit të së ardhmes për të gjitha gjeneratat.

Fushata vazhdon edhe sot. Karvani “Më e mira për komunën time”, e udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë e pranishme mes qytetarëve të Rostushes, Dibrës, Vevçanit, Strugës, ndërsa ngjarja qendrore do të mbahet në Ohër.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey