Edhe një sukses, Distria Krasniqi e Laura Fazliu fitojnë Champions Leaguen në xhudo

Ekipi turk, Galatasaray e ka fituar Champions Leaguen në sportin e xhudos sot. Por, kjo nuk do të ishte arritur pa ndihmën e Kosovës.

Galatasaray pati përforcime nga Kosova. Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu e ndihmuan ekipin turk, duke qenë protagonistet kryesore. Kjo u bë e ditur nga trajneri Driton Kuka.

Postimi i tij:

Xhudistet e klubit tonë i huazuam për Ligën e Kampionëve për ekipin Galatasaray! Disi dhe Laura protagonistet kryesore në titullin e fituar në Champions League mbajtur në Paris! Fituan në të tri luftërat e tyre! Kjo edhe zyrtarisht ishte gara e fundit në sportin e xhudos për sivjet

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey