Edhe një tjetër rinovim te Bayerni. Goretzka hedh firmën deri në 2026

Bayern Munchen “blindon” të ardhmen. Pas Jochua Kimmich, kapitenin e ardhsghëm të ekipit, drejtuesit perfeksionojnë edhe një tjetër operacion të rëndësishëm siç është ai i Leon Goretzkas.

Mesfushori gjerman, është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin dhe Nagelsmann që kur erdhi e theksoi se dëshiron që Goretzka të qëndrojë dhe të rinovojë gjatë me ekipin dhe kështu ndodhi.

Për 5 vite të tjera ka firmosur lojtari 26-vjeçar duke konfirmuar qëndrimin gjatë me kampionët e Gjermanisë, që në fakt ishte kthyer në një problem pasi lojtari ishte në vitin e fundit të kontratës.

Real Madrid dhe Man. United ishin te porta dhe po prisnin zhvillimet në shtëpinë e bavarezëve për të tentuar në Janar menjëherë lojtarin por një klub si Bayerni, nuk do t’ia lejonte vetes të humbiste pas Alabas edhe një tjetër futbollist me rëndësi me parameter zero.

Goretzka erdhi në Korrik të 2018 te Bayern Munchen dhe në 117 ndeshje zyrtare ka shënuar 25 gola e ka dhënë 27 asiste, shifra që tregojnë se sa i rëndësishëm është.

Tashmë kjo histori merr fund dhe te Bayerni janë vetëm 2 lojtarë me kontratat në skadencë, Niklas Sule dhe Corentin Tolisso.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey