Edhe Pandevi kundër fanellave të reja të Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Futbollisti i njohur i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev gjithashtu është shprehur i pakënaqur me ngjyrat kuq dhe zi të përzgjedhura të veshjeve të reja të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për europianin Euro 2020.

Pandev në profilin e tij në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me fanellën e vjetër të përfaqësueses me ngjyrat “kuq e verdh” ashtu siç i ka pasur deri tani në të shumtën e rasteve kjo përfaqësuese. Kjo fanellë e tij ishte në lojën e luajtur në Tbilisi kundër Gjeorgjisë kur u sigurua kualifikimi historik në kampionatin evropian. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey