Edi Rama vazhdon të “lidhë kastraveca” me Vuçiqin

Emin Azemi

Nesër në Beograd vazhdon cirkusiada e quajtur “Ballkani i hapur”, por pa Zoran Zaevin. Edi Rama ende me kokëfortësi po i beson naivitetit të tij se me Vuçiqin ia vlen me “lidhë kastraveca”.

Politikën e jashtme shqiptare ai vazhdon ta projektojë si utopi që brenda e ka edhe “botën serbe”. Udhëtimi i Ramës në Beograd po ndodhë mu në kohën kur Serbia për çdo ditë na befason me ide e veprime destruktive kundrejt Kosovës. Mosleximi drejt nga ana e Ramës e kësaj ndjeshmërie të Kosovës, na shpie në vitet e hershme 1946,47 kur Beogradi bëhej krevati i butë i gjumit të udhëheqësve të atëhershëm shqiptarë, ndërkohë që inkuizicioni i OZNAs shpikte metodat më të sofikstikuara për tredhjen e shqiptarëve të Kosovës….

OPEN BALLKAN është një gropë septike të cilën Serbia e ka hapur për të kamufluar ambicjet e saj hegjemoniste në dëm të Kosovës, por edhe me bekimin e kryeminstrit Rama!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey