Editorial/ Jeta në Maqedoni me premtimet e partive si në Hollywood, e në realitet si në mesjetë

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut karakterizohen me premtime të mëdha gjatë fushatave zgjedhore, e që këtë “traditë” e kanë ndjekur edhe kandidatët për kryetar të komunave të cilët bëjnë premtime megalomane, por që me të marrë pushtetin ata harrojnë shumë nga zotimet që kanë bërë, por që për të njejtat kujtohen përsëri në fushatat e ardhshme duke i përsëritur të njejtat se do ti bëjmë mandatine ardhshëm.

Për 3 dekada të pluralizmit politik në Maqedoninë e Veriut, janë dëgjuar premtime dhe zotime nga më të ndryshme, e disa prej tyre kanë qenë aq vështirë të realizueshme, por që kjo nuk i ka penguar politikaanët tanë që të zotohen për ti bërë, pasi edhe në raste kur nuk e kanë bërë, se kanë parë të arsyeshmë për të dhënë përgjegjësi, por çdo herë kanë nxjerrë vetëm justifikime, shkruan Zhurnal.

Fatkeqësia më e madhe është se disa nga kryetarët e komunave, një zotim që e kanë dhënë në mandatin e parë, jo vetëm që nuk e kanë realizuar, por ata pa asnjë brejtje ndërgjegje, e premtojnë sërish të njejtën në zgjedhjet e ardhëshme, që nënkupton se ata vetëm ricikllojnë zotimet dhe nuk i mbajnë ato.

Një kategori tjetër e kryetarëve të komunave është së gjatë fushatës premtojnë parajsën në komunat që qeverisin, e me mbylljen e kutive të votimit, parajsa e premtuar vlen vetëm për ata ndërsa qytetarët që u kanë dhënë besimin vazhdojnë që të jetojnë në “ferrin” e përditshëm të halleve, brengave dhe nevojave më elementare.

Fatkeqësisht ka shumë kryetar komunash të cilat i kanë premtuar rregullimin dhe sigurimin e nevojave bazë të qytetarëve, por që të njejtët edhe pse janë në përfundim të mandatit të tij të parë,ata nuk kanë bërë asgjë në drejtim të materializimit të zotimeve të tyre.

Shembull i kësaj është kryetari aktual dhe pretendenti për një mandat të dytë për komunën e Gazi Babës, i cili ka premtuar rregullimin e infrastrukturës rrugore, ujësjellësit dhe kanalizimeve për qytetarët e saj. Fatkeqësisht ai ka realizuar shumë pak nga ato që është zotuar, e që edhe ato që i ka bërë i ka ndarë në baza entike, ku lagjet me shqiptarë nuk kanë përfituar asgjë, pasi në lagjet e tyre nuk është ndjerë aspak dora e shtetit, dhe infrastruktura e tyre më shumë i ngjan mesjetës se sa mileniumit të dytë në të cilin po jetojmë.

Sikur të ishte ky i vetmi, atëherë gjërat do të ishin shumë më të lehta dhe më të thjeshta, por që lista e atyre që kanë premtuar shumë apo më saktësisht gjithçka gjatë fushatave e që kanë skanë bërë asgjë ose kanë bërë shumë pak është shumë e gjatë, e të bënë të mendosh se këtu nuk realizohet pothuajse asgjë nga ato që premtohen, shkruan Zhurnal.

Ramiz Merko është kryetari aktual i Strugës dhe pretendent për një mandat të dytë për këtë komunë, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2017 premtoi shumë gjëra, por që bilanci i mandatit katër vjeçar është zhgënyes, pasi ai ka relaizuar shumë pak nga ato për të cilët është zotuar. Një nga premtimet e tij ka qenë riparimi i rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Strugës, pasi pjesa më e madhe e gypave janë nga azbesti që hulumtimet e fundit tregojnë se ata përmbajnë elemente kancerogjene, por që edhe përkundër këti fakti, struganët vazhdojnë të pinë uj nga gypat e njejtë edhe pse Merko është në përfundim të mandatit të parë, ndoshta këtë projekt e ka lënë në mandatin e dytë, gjithmonë nëse qytetarët i’a besojnë përsëri qeverisjen e komunës.

Lista e “deshtakëve” vazhdon me kryetarin aktual dhe pretendentin për një mandat të ri në krye të Dibrës, Hekuran Duka, i cili gjatë fushatës për zgjedhje në krye të kësaj komune premtoi dhe u zotua për shumë gjëra, të cilët do të përmirsonin jetesën e qytetarëve të saj, por që disa problematika kishin nevojë urgjente për ndërhyrje pasi situata ishte tejet alarmante dhe me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve të saj. Njëra prej tyre ishte zgjidhja e problematikës me deopnin ilegale në këtë komunë, por që e njejta nuk ka ndryshuar aspka pasi nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, e ajo po vazhdon që ti helmojë qytetrët e Dibrës, shkruan Zhurnal.

Këto janë vetëm disa nga kryetarët që kanë premtuar shumë gjëra gjatë fushatave zgjedhore, por që pas marrjes së pushtetit nuk kanë bërë asgjë për ti realizuar ato, e për me keq për dështimin e tyre ato janë shpërblyer nga partitë përkatëse për tu rikandiduar edhe për një mandat të ri për të qeverisur edhe katër vitë me këto komuna.///Zhurnal.mk

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey