Efi i mashtroi të gjithë, zbulon arsyen pse hyri në Përputhen

Ajo ishte njëra nga konkurrentet më të komentuara.

Një video e publikuar nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, në Instastory ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ajo shprehej se kishte marrë pjesë në emisionin e dashurisë me shpresën që t’i binte në sy Atdhe Xharavinës, ish-konkurrentit të sezonit të parë.

“Arsyeja e vetme që unë jam futur në Për’puthen ishte Atdheu dhe prisja që ai të vinte tek unë por nuk erdhi kurrë”-thotë ajo në videon tashmë virale.

Të shumta kanë qenë komentet negative ndaj saj me njerëzit që shprehen të zhgënjyer dhe e akuzojnë për lojë. Mirëpo, në video ka disa detaje që tregojnë se kjo video është realizuar për një lojë. Siç vihet re ajo ka një mikrofon në dorë kur flet dhe mesa kuptohet në ambientin e pasëm ndodhet në studion e “E diell”. Në këtë program ka një rubrikë të quajtur “Dielli apo Hëna” ku personazhet publike bëhen pjesë e lojërave të tilla, që i kemi parë edhe më herët.

Duket se Efi ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në regjistrimet e emisionit që janë realizuar më parë dhe do transmetohet të dielën.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey