Ehat Miftaraj kritikon Qeverinë Kurti: Komunikimin me mediat e keni domosdoshmëri dhe nevojë

Miftaraj kritikon Qeverinë Kurti: Komunikimin me mediat e keni domosdoshmëri dhe nevojë.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me moskomunikimin me media për arsyetimin e vendimeve.

Dy vendimet e fundit të Qeverisë Kurti lidhur me shtesat e pensionistëve dhe Policisë, ka bërë që Miftaraj t’i reagojë Qeverisë duke i thënë se mungesa e komunikimit dhe arsyetimit të vendimeve po lë hapësirë shumë të madhe për keqkuptim dhe keqinterpretim.

“Eshte fakt se Kosova po kalon permes nje krize te rende ekonomike si shkas i Pandemise dhe shpenzimeve nga ish qeverite ne menyre paushalle, pa planifikim e pse jo edhe deri ne keqperdorim e keq administrim.

Eshte fakt se eshte e pamundur me i akomodu kerkesat dhe nevojat ekonomike dhe financiare te te gjitha shtresave ne Kosove me nje cope buxhet qe e kemi”, shkroi Miftaraj në Facebook.

Ai u thotë se kur Qeveria ka arsye legjitime për këto vendime, atëherë duhet të dalë para popullit dhe t’i arsyetojë, përndryshe kjo të kthehet ‘bommerang’.

“Kur ke një mal arsye legjitime për të dalë në popull dhe me arsyetu çdo vendim që e merr, dhe këtë nuk e bën, kjo të kthehet bumerang. Kjo pastaj, të shtyn me dal me kundër reagime të cilat normal që të marrin energji, resurse e në fund prapë del humbës. Komunikimi me publikun dhe mediat është domosdoshmëri, është nevojë, detyrë e asesi privilegj”, shtoi Miftaraj.

Kujtojmë se Qeveria Kurti ditë më parë ua zbriti shtesat pensionistëve, ndërsa një pjese të Policisë së Kosovës u janë heqë shtesat.

Mbi 2 mijë punonjës hetues të Policisë së Kosovës të cilët kësaj radhe nuk përfituan mjete shtesë për punën sipas nevojave në terren.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey