Einxhel ndryshon kaq shpejt mendje për lidhjen me Dj Dagz?!

Moderatorja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, pas shkëmbimit të puthjes së tyre të parë janë shfaqur më të afërt me njëri-tjetrin, teksa dyshja tashmë mund të quhet pa pasur frikë çifti më i ri i shtëpisë së “Big Brother”.

Por moderatorja ka pasur herë pas here kontradikta me veten, pasi e kemi parë duke biseduar me shoqen e saj aty brenda Beniadën ku i ka shfaqur pendim për puthjen e parë që pati me Dj Dagz. Në fakt ky nuk ka qenë i vetmi veprim i saj që tregon se akoma nuk është gati të ketë një lidhje brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës së bërë me Monikën i thotë: “Po është e vërtetë që Dagz-i më bën të ndjehem shumë mirë, kaloj shumë mirë me Dagz-in por unë nuk kam dashur që kjo gjë të ndodhë.”
Ndërsa Monika i është kthyer duke i thënë se: ” Nuk e ke as ti në dorë e as Dagz-i”.

Einxhel: “Mendoja se e kisha në dorë”.

Monika: “ Siç i mendojmë ne gjërat e na dalin jashtë kontrollit .Nuk bën dot matematikë me gjërat”.

Einxhel: “Nuk ishte matematikë, aty do ishim dhe jashtë. Vetëm dy muaj janë o Monikë”.

Mesa duket moderatorja ësht penduar për veprimet e ndodhura brenda shtëpisë së “Big Brother” pasi ajo e ka thënë dhe herë tjetër që lidhjet e saj i mban private, ndryshe nga kjo e fundit që është ndjekur nga një publik i tërë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey