“Ej Trump…”, vajza e gjeneralit: Do vijnë “ditë të errëta” për SHBA e Izraelin

Vajza e gjeneralit Qasem Soleimani paralajmëroi se vdekja e babait të saj do të sjellë zgjim të frontit të rezistencës dhe do të sjellë ditë të errëta për Izraelin dhe SHBA.

Duke folur përballë një turme të madhe njerëzish gjatë procesit të funeralit të gjeneralit që mbahet sot në Universitetin e Tehran, Zeinad Soleiman tha se plani djallëzor i presidentit Trump për të shkaktuar ndarjes mes dy kombeve, Iranit dhe Irakut, duke vrarë Soleimanin dhe liderin e milicisë irakene, Abu Mahdi Al- Muhandis ka dështuar.

“Trump, ti kumarxhi impulsiv, plani yt djallëzor për të shkaktuar ndarje mes dy kombeve, Irakut dhe Iranit, me gabimin tënd strategjik të vrasjes së Qasem dhe Abu Mahdi ka dështuar duke shkaktuar unitet historik mes dy kombeve dhe urrejtjen e tyre të përjetshme të ndërsjelltë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës” tha Zeinab Soleimani.

“Ej Trump çmendur, ti je simboli i budallallëkut dhe një lojë në duart e Zionitëve ndërkombëtarë,(lëvizja popullit hebre) shtoi ajo përballë një turme të madhe njerëzish që marin pjesë në funeral, informon CNN.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey