Ekipi spanjoll do të blejë përfundimisht kartonin e Muriqit

Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje personale për transferimin e plotë tek Mallorca.

Në një deklaratë për “Syri.net Kosova”, sulmuesi është shprehur se ka arritur një marrëveshje me klubin spanjoll dhe pritet marrëveshja me Lazion për transferimin e plotë.

“Tek Mallorca jam transferuar si huazim me të drejtë blerje dhe klubi po negocion me Lazio për transferimin tim.

Qëkur pranova në janar të vija këtu klubi e dinte dëshirën time për të qëndruar. Kemi një marrëveshje me klubin por duhet gjetur një akord për transferimin tim”- tha Muriqi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey