Ekskluzive/ Zbulohen intelektualët “milionerë” që financojnë Syrin e Berishës

Shqipëria përgatit “spitalin e luftës”, për 30 ditë është gati (FOTO)

Shqipëria përgatit “spitalin e luftës”, për 30 ditë është gati (FOTO)

Portali Syri.net u rrek të justifikohej në një reagim të gjatë, për financimet që merr prej vitesh nga familjarët e Sali Berishës. Portali thotë se paguan taksat rregullisht dhe nuk financohet nga asnjë politikan, por mbahet nga një grup intelektualësh.

“SYRI.net nuk është pronë e askujt, përveçse një fondacioni intelektualësh dhe gazetarësh të regjistruar dhe që financohet brenda të gjitha ligjeve dhe rregullave të këtij shteti, por që deri me sot nuk ka marrë asnje qindarkë nga asnjë politikan i këtij vendi.” – ishte reagimi i Çlirim Pekës.

Pra, e thënë më qartë, portal i Berishës që ka mbi 70 gazetarë dhe disa studio televizive, siguron të ardhurat nga një grup intelektualësh.

Por cilët janë këta intelektualë “milionerë”?

Gazeta SHQIP ka zbuluar dokumentin e intelektualëve që financojnë portalin e Sali Berishës. Është absurde të mendosh se portali Syri është regjistruar si Organizatë Jofitimprurëse, me emrin “Qendra për Informim të Hapur” në datën 07.02.2017. Nga një vëzhgim i thjeshtë konstatohet se portali i Sali Berishës është krijuar shumë vite para regjistrimit në 2017. Pra, Syri ka punuar në të zezë dhe ka kryer evazion duke iu shmangur taksave, ndryshe nga sa pretendon në reagim.

Vijojmë më tej. Themelues i këtij portal është Çlirim Peka, ndërsa intelektualët që e financojnë janë Andi Bejtja, Artan Hoxha, Lutfi Dervishi, Sokol Shameti, Klodian Tomorri, Bledi Kasmi, Brikena Kasmi, Armela Kromici.

Shqipëria përgatit “spitalin e luftës”, për 30 ditë është gati (FOTO)

Nëse i merr të gjithë bashkë këta, asnjëri prej tyre nuk ka mundësi të financojë as pagat e tyre, e jo më pagat e 70 gazetarëve dhe studio qindra mijëra euro.

Pra, këta janë “pronarët” e Syrit, të cilët kanë vendosur të investojnë disa milionë euro, për t’i dhuruar familjes Berisha, një televizion. Me kontributin e tyre, gjatë këtyre tre viteve, këta kanë shkruar gati nja 100 shkrime për tërmetin (përfshirë parashikimin që bëri bujë), rreth 150 shkrime për Coronavirusin dhe mbi 200 për Top Channel.

Shumica e këtyre shpifjeve për Top Channel, kanë shkuar në gjykatë, e cila para disa javësh i konsideroi shpifës, duke marrë vendim për heqjen e artikullit që akuzon Top Channel dhe drejtuesit e tij për gjobëvënie.

Pas këtij vendimi që i detyron të fshijnë çdo shpifje nga portali i tyre dhe ta botojnë vendimin në faqe, çka nuk e kanë bërë, Syri minimalisht duhet të kërkonte ndjesë. Duhet të kërkoni ndjesë edhe për një arsye, sepse njëri nga pronarët intelektualë të Syri.net, paguhet nga Top Channel çdo muaj. Kështu që Top Channel financon edhe portalin Syri çdo muaj.

Por, po flasim për disa intelektualë, të cilët të gjithë bashkë kanë shkruar më shumë njoftime funerali sesa poezi dhe shkrime, prandaj nuk e pretendojmë këtë ndjesë. Dhe meqë kanë vendosur të tregojnë sesi financohet Top Channel, që ka në bordero më shumë shoferë sesa ka Syri.net poetë dhe gazetarë, kemi vendosur të tregojmë se ku i gjejnë miliona euro pronarët intelektual të Syri.net.

Këta intelektualë që po investojnë miliona euro, jo vetëm që ndonjëri prej tyre paguhet nga Top Channel ose kanë aplikuar për punë në Top Channel, por janë aq të pasur sa edhe ilaçet i marrin me klering në farmacitë partiake, për shkrimet pa emër që bëjnë çdo ditë kundër Top Channel.

Megjithatë këta intelektualë janë të mjerë, sepse po i shërbejnë familjes Berisha për dy gjera: E para për t’i dhënë mburojë shpifjeve që i bëhen gjithë dynjasë me dorën e Saliut dhe e dyta për të pastruar paratë me të cilat po financohet investimi disa milionë euro i familjes Berisha.

Çdo njeri e di që këta intelektualë janë fukarenjë në xhep dhe mesa duket edhe në shpirt.

Mëshirë për ta!

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey