Ekspertët kinezë: Ja cilat grupe gjaku janë më të rrezikuara nga koronavirusi

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Kështu studiuesit në Kinë analizuan grupet e gjakut të më shumë se 2000 pacientëve të infektuar me covid-19 në Wuhan dhe Shenzhen dhe i krahasuan me popullsinë lokale të shëndetshme.shfaqnin simptoma më të rënda.

Studiuesit Kinezë kanë bërë një kërkim lidhur me grupin e gjakut, i cili mund të preket më lehtësisht nga koronavirusi se të tjerët. Ata kanë zbuluar se njerëzit me grupin e gjakut “A” mund të jenë më të ekspozuar nga infeksioni i koronavirusit, ndërsa ata me grupin “O” duken më rezistent.

Studiuesit në Kinë analizuan grupet e gjakut të më shumë se 2000 pacientëve të infektuar me covid-19 në Ëuhan dhe Shenzhen dhe i krahasuan me popullsinë lokale të shëndetshme.

Ata zbuluan se pacientët me grupin e gjakut ‘A’ priren të shfaqnin simptoma më të rënda. Por megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar pasi bëhet fjalë për një studim paraprak, i cili do të duhet që të zhvillohet edhe më shumë.

“Pacientët e infektuar nga Sars-CoV-2 me grupin e gjakut “A” mund të kenë nevojë për mbikëqyrje më vigjilente nga mjekët dhe trajtim agresiv”, –ka thënë njëri nga studiuesit.

Në të kundërt, grupi i gjakut “O” kishte një rrezik dukshëm më të ulët për sëmundjen infektive në krahasim me grupet e tjera të gjakut. Nga 206 pacientë që kishin vdekur nga Covid-19 në Ëuhan, 85 kishin gjak të grupit “A”, i cili e kishte vdekshmërinë 63 përqind më shumë sesa tipi “O”. Numri më i vogël i pacientëve ishin ata me grupin e gjakut AB, të cilët shënuan vetëm 10 përqind.

“Nëse jeni tipi “A”, nuk ka nevojë të jeni në panik. Nuk do të thotë që ju do të infektoheni 100 përqind. Nëse jeni tipi “O”, nuk do të thotë që të jeni plotësisht i sigurt. Ju ende duhet të lani duart dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet”- tha një tjetër nga grupi i studiuesve.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey