Eksportuan naftë iraniane, SHBA bllokon katër kompani

Sharing is caring!

Mjekët refuzuan të bënin turnet e natës, vdesin 7 foshnje në spitale

Mjekët refuzuan të bënin turnet e natës, vdesin 7 foshnje në spitale

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar katër kompani të energjisë, me arsyetimin se ato kanë ndihmuar në eksportet e naftës në favor të forcave elitë të Gardës Revolucionare të Iranit. Sanksionet e bëra publike në 23 janar vijnë tre javë pasi forcat amerikane vranë komandantin e forcave elite të kësaj Garde, gjeneralin e fuqishëm Qasem Soleimani, përmes një sulmi me dron në Bagdad.

“Shtetet e Bashkuara janë duke marrë hapa të rinj në kuadër të fushatës sonë me presion maksimal, duke ia mohuar regjimit iranian të gjitha burimet përmes së cilave financon aktivitete destabilizuese”, deklaroi shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Thesarit sqaroi se bëhet fjalë për dy kompani me bazë në Hong Kong, njëra në Shangai dhe një tjetër në Dubai. Zyrtarët amerikanë kanë arritur të verifikojnë se të katërta këto kompani kanë eksportuar naftë nga Kompania Kombëtare e Naftës në Iran, në vlerë të “qindra miliona dollarëve”, për t’i ardhur në ndihmë forcave elite iraniane, të cilat SHBA-ja i ka shpallur organizatë të huaj terroriste.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të zgjerojnë kufizimet bërthamore ndaj Iranit, të tkurrin arsenalin e tij të raketave balistike dhe duan që Teherani t’i japë fund mbështetjes për grupet kryengritëse në rajon. Por ka shqetësime se vetëm presioni nuk do ta detyrojë Iranin të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey