Ekspozitë e stripave të autorëve maqedonas në Ferizaj

Tome Trajkov nga Velesi, punëtor kulturor dhe promotor i stripeve, me ftesë të Shoqatës “HITHI” nga Ferizaji i Kosovës, mori pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të programit të shoqatës nikoqire.

“Me këtë shoqatë kam kontakte dhe bashkëpunim shumë vjeçar, por me të vërtetë më ka befasuar thirrja për aktivitete konkrete në temën konkrete të “stripit”! Ndryshe kam pasur kontakte me strip skenën në Kosovë për një kohë të gjatë dhe angazhimet e mia ishin në këtë territor ndaj të rinjve të inkurajuar drejt artit të 9-të me famë botërore, aq të pëlqyer nga prindërit, gjyshërit e tyre”, deklaroi Trajkov, përcjell INA.

Në Shtëpinë e Kulturës në Ferizaj është hapur ekspozita e autorëve bashkëkohorë maqedonas të stripave, ndër të cilët ishin punimet e Igor Jovçevski, Lazar Angelkov, Ilko Stojanovski, Oliver Cvetkovski, Vasil Gavrilov, Darko Bogdanov, Aleksandar Tsakoski, Slavica Kupenkova, Aleksandra dhe Maksim Risteski, Dusica Dimitrovska, Katerina Teri Nikolovska, Mirko Bojadzievski..

Tome Trajkov nga Velesi, punëtor kulturor dhe promotor i stripeve, me ftesë të Shoqatës “HITHI” nga Ferizaji i Kosovës, mori pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të programit të shoqatës nikoqire.

“Me këtë shoqatë kam kontakte dhe bashkëpunim shumë vjeçar, por me të vërtetë më ka befasuar thirrja për aktivitete konkrete në temën konkrete të “stripit”! Ndryshe kam pasur kontakte me strip skenën në Kosovë për një kohë të gjatë dhe angazhimet e mia ishin në këtë territor ndaj të rinjve të inkurajuar drejt artit të 9-të me famë botërore, aq të pëlqyer nga prindërit, gjyshërit e tyre”, deklaroi Trajkov, përcjell INA.

Në Shtëpinë e Kulturës në Ferizaj është hapur ekspozita e autorëve bashkëkohorë maqedonas të stripave, ndër të cilët ishin punimet e Igor Jovçevski, Lazar Angelkov, Ilko Stojanovski, Oliver Cvetkovski, Vasil Gavrilov, Darko Bogdanov, Aleksandar Tsakoski, Slavica Kupenkova, Aleksandra dhe Maksim Risteski, Dusica Dimitrovska, Katerina Teri Nikolovska, Mirko Bojadzievski, si dhe talentët e reja Anastasia Nedelkovska, Evgenija Trajkovska, Gjurgica Varela, Ana Maria Stefanoska, Jana Buteska, Martina Veliçkovska, Angela Ajtovska, Elena Apostolovska, Sofronia Sharlamanov. Në ekspozitë si skenaristë u përfaqësuan Vane Trajkov dhe Aleksandar Stevanov.

Trajkov gjatë qëndrimit në Ferizaj pati një leksion në gjimnazin e këtij qyteti, ku ka pasur një interesim të madh nga profesorë dhe nxënës, më pastaj edhe intervistë në njërin nga televizionet lokale. “Së fundi, do të theksoj përshtypjen se Shoqata “HITHI” ka një kapacitet solid ekipor për të qenë një partner i denjë në organizimin e projekteve të përbashkëta komike në nivel ndërkombëtar”, deklaroi Trajkov.(INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey