Ekuadori mposhti Katarin në ndeshjen e parë në “Qatar 2022”

Një performancë e shkëqyer e futbollstit të Fenerbahce, Enner Valencia, ka bërë që Ekuadori ta fitojë ndeshjen ndaj Katarit nikoqir dhe të marrë kryesimin e Grupit A.

Tri gola i ka shënuar kapiteti ekuadorian për gjysmë ore, por një i është anuluar nga VAR, me ç’rast ndeshja në fund ka mbaruar me rezultat 2-0 dhe jo 3-0.
Qysh në minutën e tretë Valencia e ka treguar veten, duke realizuar me kokë, por që më pas arbitri ka konstatuar se ishte pozitë jashtë loje. Goli i parë i pranuar i Valencias ka qenë ai në minutën e gjashtëmbëdhjetë.

Një ndërhyerje e gabuar nga mbrojtja katariane ka çuar në penallti, të cilën e ka kthyer në gol Valencia. Në minutën e tridhjetë e dytë, kapiteti i Ekuadorit ka realizuar edhe golin e dytë, duke vulosur kështu edhe fitoren e Ekuadorit.
Pos këtyre dy kombëtareve në grup janë edhe Holanda dhe Senegali, të cilat takohen nesër me fillim nga ora 17:00./RTK

Loading...