Ekzekutohet me armë zjarri pronari i një karburanti në Tropojë

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në Tropojë. Sipas të dhënave të para viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, rreth moshës 47 vjeç.

Mësohet se ai është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 me armë zjarri, pranë pikës së karburantit të tij.

Ai është qëlluar me armë në rrugën e spitalit. Nuk dihen ende autorët e krimit, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey