Ekzekutoi vajzën dhe dhëndrin në Australi, ja çfarë po ndodh me 55-vjeçarin shqiptar

55-vjeçari Osman Shaptafaj, i cili qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin më 31 dhjetor në Australi, është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas “Daily Mail”, tashmë shqiptari do të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë.

Ai nuk jetonte me vajzën, pasi Lindita Musai ishte rritur vetëm me nënën. 55-vjeçari nuk kishte precedentë të theksuar kriminalë, por vetëm një herë ishte ndaluar nga autoritetet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Lindita Musai ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, kur ajo u ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me burrin, Veton Musai paraditen e 31 dhjetorit. Pasi qëlloi mbi çiftin, ai tentoi të vrasë edhe veten.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey