Eliminohet Graniti nga BBV, Fifi nuk përmbahet dhe fillon të dënes në lot

Graniti eliminohet nga Big Brother VIP, Fifi shpërthen në lot e ofshama.

Granit Cana nga Kosova është eliminuar sonte nga Shtëpia e Big Brother.

Kjo ka bërë që Fifi të mos përmbahet dhe të qajë me ngashërime.

Ata në fillim u duk se do të krijonin një histori dashurie mes vete, por më vonë mbetën vetëm shokë.

Por historia e tyre ishte nga më të përfolurat e këtij sezoni.

Granitit iu zbulua edhe lidhja që kishte jashtë me një vajzë tjetër.

Pas kësaj banorët provuan ta qetësojnë Fifin që nuk e ndalte të qarën.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey