Elita ndryshon stilin e flokëve, duket shumë ndryshe

Ajo ka bërë një ndryshim në dukjen e saj.

Elita Rudi është një nga prezantueset shqiptare shumë të ndjekura në rrjetet sociale.

Bukuroshja që është nënë e dy fëmijëve vazhdimisht është aktive në rrjete sociale duke qëndruar pranë ndjekësve të saj me postime të shumta nga përditshmëria e saj.

Së fundmi Elita ka zbuluar se ka bërë një ndryshim në flokët e saj. Flokë natyral shumë të gjatë duket se nuk i pëlqenin as nënës së prezantueses, e cila gjatë procesit të ndryshimit etiketoi nënën duke treguar se ishte ajo që e kritikonte pse nuk i pret gjatësinë.

Në foton pas ku shihet ndryshimi Elita duket si gjithmonë ‘’Wow’’.

Kujtojmë se prezantuesja ka pauzuar nga ekrani për një kohë pasi në jetë erdhi edhe fëmija i saj i dytë, Bota, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të kthehet me një projekt, për të cilin tashmë ka filluar puna.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey