Elita Rudi takohet me aktoren e famshme turke

Elita Rudi dhe Gjiko ndodhen në Turqi prej disa ditësh për pushime ku dhe festuan përvjetorin e 28-të të lindjes së moderatores. Reperi e surprizoi moderatoren me një shkrim në urën e Bosforit ku shkruhej: “Happy birthday Elita Rudi, Gjiko loves you”.

Ai i dedikoi gjithashtu disa fjalë prekëse në Instagram:“Urime ditëlindja gruja jem! Ti ma bone jetën e ombël, mi dhurove dy engjëj, ti sakrifikove çdo gjë për ne. Ti na bone prioritet ne jetën tënde. E gjithë çfarë dua të bëj është që të plakem bashkë me ty”.

Ndërkohë, ditën e sotme Elita ka surprizuar ndjekësit pasi ka publikuar një foto me një ndër aktoret më të dashura të ekranit turk. Ajo është takuar me Melisa Pamuk, e cila njihet për publikun shqiptar me rolin e Asu në serialin ‘’Kara sevda”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey