Elmi Aziri: Qeveria përsëri gënjen me çmimin e energjise elektrike

Këto ditë jemi dëshmitarë të disa deklaratave teje të pa analizuara dhe kuturu të partisë qeveritare LSDM lidhur me çmimin e energjisë elektrike.
Në daljet e fundit në mjetet e informimit publik dolën me një deklaratë tejet të pa argumentuar dhe tendencioze. Të njëjtët i servuan opinionin të gjerë informatë se gjoja konsumatorët familjar paguajnë vetëm 20% të çmimit aktual të energjisë !
Por njohësit e konsultantët e kësaj sfere që i konsultuam japin të dhënë të tjera që e rrëzojnë këtë teori të partisë në pushtet.
Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjar nga 01.07.2022 është i ndarë në katër fasha ( blloqe ) , ku çmimi për një kWh varion nga 7,72 denarë në fashën e parë dhe 17,47 denarë në fashën e katërt.
Për efekt krahasimi, rezulton që një MWh konsumatorët familjarë e paguajnë nga 125 € deri në 284 € .
Në tregun e lirë , duke marrë si bazë treguesit e bursave evropiane të energjisë elektrike, gjatë muajit gusht 2022 një MWh u tregtua me çmim mesatar prej 495 € .
Pra ed..

Pra edhe referencat me treguesit e bursave europiane nuk japin atë konstatim se konsumatorët familjar paguajnë 20 % të vlerës aktuale të energjisë elektrike, pasi rezulton se paguajnë nga 25 % deri në 58 % .

Por parashtrohet pyetja, pse kjo parti qeveritare u referohet çmimeve për krahasim me ato të bursave europiane ? Vendi ynë ka termocentrale e hidrocentraleve të ndërtuara e të financuara nga djersa e taksat e paguara të shumë gjeneratave të qytetarëve të këtij shteti . Kujt i shërbejnë këto krahasime, apo me të njëjtat dua të mbulojnë pa aftësinë, keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet e shumta që kanë kryer me vite e dekada të tëra me impiantët energjetik në vend !
Pse kjo parti qeveritare nuk i krahason çmimet e energjisë elektrike që paguajnë konsumatorët familjarë në RMV me vendet e rajonit ? Jo se nuk janë të informuar, por u rezulton se kjo kategori konsumuese, pra atë familjare, në RMV paguan çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në gjithë Ballkanin perëndimor, këtë fakt në disa raste ASH e ka pasqyruar me detaje e fakte .
Pse kjo parti qeveritare nuk parashtron pyetje dhe nuk u kërkon llogari të zgjedhurve të vet në legjislativ, ekzekutiv e drejtoritë e kompanive energjetike, pse nuk janë vënë në shfrytëzim të gjitha kapacitetet prodhuese në vend për prodhimin e energjisë elektrike!

Nga ana tjetër, nga të dhënat e Entit Statistikor rezulton, se gjatë muajit qershor janë importuar 156.337 MWh energji elektrike, ose përkthyer në vlera financiare afërsisht 36 milion € , pra mungesën e energjisë elektrike për muajin qershor e kemi blerë në bursën europiane në këtë vlerë ! Sikur të ishin ndërmarrë masat e duhura me furnizimin me qymyr, gaz e mazut, e sikur të ishin në efiçencë të plotë të gjitha kapacitet prodhuese në vend, nuk do të ishte e nevojshme të importonim energji elektrike, e këto shuma parash do ti kursenim e do ti shfrytëzonim për projekte ekonomike .

Është koha e fundit, që kjo garniturë qeveritare ti përveshet punës, ti lejnë mënjanë deklarimet kuturu, pasi na pret një dimër i gjatë e i paqartë lidhur me furnizimin e energjisë elektrike.”-ka shkruar Elmi Aziri.

Loading...