Elvana befason babin e saj, e uron për ditëlindje nga Sunny Hill

Elvana Gjata uron babain për ditëlindje nga Sunny Hill, fansat këndojnë bashkë me të.

Elvana Gjata ka bërë një gjest mjaft prekës për babain teksa ndodhej në skenën e festivalit Sunny Hill. Festivali, i organizuar nga Dukagjin Lipa, startoi mbrëmë në Prishtinë dhe do të zgjasë për disa ditë ndërsa do të zhvillohet dhe në Tiranë në fund të muajit.

Në mesin e artistëve që kanë interpretuar ka qenë dhe Elvana, e cila ka marrë një moment për t’i uruar babait të saj ditëlindjen.

Pas mesnatës, këngëtarja ka ndarë videon ku shihet teksa iu kërkon pjesëmarrësve të këndojnë për të shtrenjtin e saj.

“Të dua babi. Gëzuar ditëlindjen” dëgjohet duke thënë këngëtarja në video.

“Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im”, ka shkruar më pas krahas videos.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey