Emërohet edhe zëvendësministri i dytë në Ministrinë e Drejtësisë

Nita Shala ka marr sot postin e zëvendësministres së Drejtësisë, dikaster ky i drejtuar nga Albulena Haxhiu.

Lajmi për Gazetën Insajderi është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë.

Shala është zëvendësministrja e dytë e Drejtësisë, pas emërimit të Blerim Sallahut gjatë javës së kaluar.

Zëvendësministrja Shala është asistente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Shala ka përfunduar studimet master në Universitetin e Teramos të Italisë, me temë të diplomës “Drejtësi për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar”.

Po ashtu Shala ka qenë edhe fituese në gradën magjistër Shkence në Kriminologji në Universitetin e Oxfordit.

Nita Shala ka edhe përvojë pune në institucione tejet të rëndësishme në Holandë dhe në Shqipëri.

Në Tribunal të Hagës, Nita Shala ka punuar në dy raste shumë të rëndësishme: në procesin kundër Vojislav Sheshel dhe kundër Vlastimir Gjorgjevic, i shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey