Emërohet kryeplak në Tropojë, por i dënuar me 20 vjet burg për vrasje

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi ka emëruar si kryeplak në njësinë administrative Lekbibaj, një person me precedentë të theksuar penalë. Personi i emëruar është Ndoc Aliaj, ndaj të cilit ka një dënim të pasqyruar edhe në Dëshminë e Penalitetit.

Ky i fundit është dënuar me 20 vite heqje lirie për vrasje të kryer me dashje. Ndoc Aliaj është emëruar si kryeplak në muajin nëntor të vitit 2019.

Por, nga të gjitha verifikimet rezulton se ai është dënuar për një krim të rëndë, që askush nuk mund të thotë, nëse e ka kryer këtë dënim, apo ka mundur t’i shmanget Drejtësisë. Por, ky nuk është rasti i parë që zbulohet se në poste me rëndësi, janë emëruar persona me precedentë penalë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey