Emërohet ushtruesi i detyrës së Kryeshefit në KPM, tre ditë pas arrestimit të Latifit

Tre ditë pas arrestimit të Kryeshefit të KPM-së, emërohet zëvendësues i tij.

Faruk Rexhaj është emëruar ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv i Komisionit të Pavarur për Media, e bëri të ditur vetë institucioni përmes një komunikate për media.

Vendimi vjen pas tre ditëve nga arrestimi i Kryeshefit, Luan Latifi dhe Drejtorit të Administratës dhe Financave, Arben Bilalli.

Komisioni para se të zgjedhjet një zëvendësues për Kryshef të KPM-së, ka pezulluar Luan Latifin nga ushtrimi i kësaj detyre.

Megjithatë pas zgjedhjes së Faruk Rexhës si zëvendësues i Kryeshefit, ky i fundit ka pezulluar edhe zyrtarin tjetër të KPM-së, Arben Billali, nga posti i Drejtorit.

Nënkryetari i këtij institucioni, Granit Musliu, për Klankosova.tv thotë se nuk ka ndonjë datë të caktuar për mandati e ushtruesit së detyrës, mirëpo nuk do të zgjatë më shumë se një mandat i plotë dhe për caktimin e një Kryshefit të ri do të mbetet në duart e gjyqësorit.

Faruk Rexhaj, para se të pranonte postin e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit ishte Drejtor i Departamentit të Prokurimit në KPM.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey