Emisioni “Shqipëria LIVE” në Top Channel thyen rekord shikueshmërie

Ka vetëm pesë ditë që ka nisur transmetimin, por emisioni më i ri në ekranin e Top Channel, “Shqipëria LIVE”, ka thyer rekord shikueshmërie.

Në kanalin e “Yuotube”, i cili është edhe matësi më i rregullt për audiencën, “Shqipëria LIVE” ka arritur në shifrën mbi 545 mijë klikime.

Emisioni i cili çdo ditë vjen me histori njerëzore, ngjarje aktualiteti dhe më të bujshmet, ka të ftuar ekskluzivë edhe protagonistët e tyre. Gjithashtu gjatë emisionit ka edhe lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria.

“Shqipëria LIVE” e nisi transmetimin e tij të hënën e 6 janarit me ngjarjen që bëri bujë në Australi dhe që për të shkruan shumë media të huaja. Është fjala për ngjarjen ku babai vrau të bijën dhe bashkëshortin e saj. Për të folur rreth kësaj ngjarje të rëndë, ata bënë një lidhje telefonike me babain e viktimës, Veton, Alil Musai.

Gjatë kësaj lidhje telefonike, zoti Musai u shpreh se e kishte takuar vetëm dy herë krushkun e tij dhe asnjëherë nuk i ka dhënë dorën. Ai zbuloi gjithashtu se nusja e tij, Lindita, kishte mbi 7 vite që nuk e takonte babanë e saj, pasi ishte dhunuar nga ai.

“Prindërit e Linditës nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe prej 8 vitesh kanë qenë të ndarë. Lindita nuk ka pasur kontakte me babain për 7 vitet e fundit. Përkundrazi e pyesja Linditën dhe i thosha se çfarë ka pasur nëna dhe babai mes vete është tjetër gjë”, tha Alil Musai.

Për këtë ngjarje foli edhe miku i Osmanit, Naim Flamuri, i cili u shpreh se ai donte që të hakmerrej ndaj ish-bashkëshortes pas divorcit. “Ai nuk ishte kujtuar për fëmijët më parë, por kohët e fundit kishte kërcënuar nënën e Linditës duke i thënë “do të të lëndoj ku dhemb më shumë”. Kush e mendonte se ai do vriste vajzën”, tregoi Naimi.

Ngjarja tjetër që tronditi vendin tonë dhe që u trajtua në emsionin “Shqipëria LIVE” është vdekja e Rezarta Xibrrakut. Ajo u gjet e vdekur në shtratin martesor, ndërsa bashkëshorti i saj, Olsi Hajdari i asfiksuar, pasi nga i ftohti kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi.

Fillimisht u mendua se të dy ishin helmuar me fostoksinë, duke aluduar se ata mund të kishin patur probleme në çift e si pasojë kanë marrë këtë vendim. Por më pas nga hetimet dhe nga rrëfimi i Olsit, ngjarja ka ndodhur si pasojë e mangallit që kishin ndezur në mbrëmje.

I ftuar në emisionin e “Shqipëria LIVE” ishte vetë i mbijetuari, i cili i emocionuar nga ngjarja, tregoi se si ishte njohur me Rezartën dhe çfarë kishte ndodhur natën që u martuan. Sipas tij, natën e 12 dhjetorit pasi kishin darkuar, ai kishte mbushur një mangall me prush dhe e kishte dërguar te dhoma e gjumit. “Nga ai moment nuk mbaj mend asgjë, fare, fare, fare. Ishte hera e parë që përdorja mangall”, tha ai.

Më pas “Shqipëria LIVE” pasoi edhe me ngjarje të tjera si ajo e Paskuqanit, artistët në protestë, kaos në aeroportin e Rinasit, ku u pezulluan fluturimet e kompanisë Ernest. Gjithashtu gjatë kësaj jave pati në fokus edhe disa nga ngjarjet më të fundit në botë si për shembull, zjarret në Australi si dhe heqjen dorë nga titulli mbretëror i Princ Harry-t me bashkëshorten e tij, Meghan Markle.

Në një studio tërësisht të re, “Shqipëria LIVE” prezantohet nga Erjona Rusi dhe Flori Gjini, me autorësi të Olsa Muhameti.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey