Emrat e gjithë kryetarëve të sapozgjedhur të degëve të ASH-së

Gjatë fundjavës që lamë pas Aleanca për Shqiptarët mbajti zgjedhjet brenda partisë nga ku u zgjodhën kryetarët e degëve.

Ishin kuvendarët ata të cilët zgjodhën kreun e degës së tyre.

Më poshtë do të gjeni kryetarët e degëve të dalë nga zgjedhjet e kësaj fundjave:

Në Kërçovë u zgjodh Genc Selmani! Punimet e kuvendit i ndoqi deputeti z.Syria Rashidi! Në këtë mbledhje është zgjedhur edhe kryesia e degës!

Në Shuto Orizarës u rizgjodh për kryetar dege Sevadir Aziri. Ai u votua me shumicë votash të kuvendarëve të degës. Punimet e Kuvendit i ndoqi anëtari i Kryesisë, z.Naim Bajrami.

Në Likovë me shumice të votave u vendos që Jeton Shqiri të udhëheqë degën. Punimet e Kuvendit i ndoqi znj. Vjollcë Berisha sekretare gjenerale e ASH-së!

Në Dibër Kuvendi vendosi që prof. Ilirjan Fetahu të udhëheq me degën. Punimet e Kuvendit i ndoqi antarja e kryesisë znja. Premtime Zylali Deliaj.

Në Kumanovë kuvendi i degës zgjodhi Kryetar i degës u zgjodh Arsim Hasani jurist i diplomuar si dhe aktivist dhe veprimtarë i çështjeve politike në Kumanovë. Kuvendin nga afër e ndoqën dhe nderuan me prezencën e tyre edhe sekretarja e përgjithshme Vjollcë Berisha si dhe sekretari organizativ Elmi Aziri të cilët gjithashtu e përshëndetën kuvendin me fjalimet e tyre.shkruan news33.tv

Në Strugë Lulzim Nasufi është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë! Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës!

Punimet e Kuvendit i ndoqi Nënkryetari i ASH-së z.Arben Taravari!

Rexhail Mahmudi, është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët dega Çuçer Sandevë! Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës e mbikqyri deputeti Abdulla Saliu!

Në Gazi Babë Adnan Alija, afarist, është zgjedhur Kryetar i kësaj dege.

Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës!

Punimet e Kuvendit i ndoqi Sekretari Organizativ, Elmi Aziri.

Në Haraçinë Skender Isufi u zgjodh Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Haraçinë. Punimet e kuvendit i ndoqi anëtari i Kryesisë, Riad Shaqiri.

Në Butel Izeir Memedi, jurist i diplomuar, është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Butel.

Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës, ndërsa punimet i ndoqi Sekretari Organizativ i ASH-së, Elmi Aziri.

Në Zhelinë Denis Aliti u zgjodh Kryeatar.

Në prezencë të anëtarëve të Kryesisë, deputetes Artina Qazimi dhe deputetes Ilire Dauti, Kuvendi i degës shqyrtoi propozimin e Komisionit Qendror dhe të njëjtin e miratoi me shumicë votash./News33.tv

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey