EMV: Na duhen 4 miliardë kilovat orë

Katër miliardë kilovat orë energji elektrike këtë vit duhet të sigurojë kompania EMV që qytetarët të jenë të sigurt se do të ketë furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike. Nëse vendi nuk arrin ta bëjë këtë nga kapacitetet e veta, do të jetë dramatike, thonë kompetentët. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, thotë për Alsat se në të kundërtën sasia e nevojshme do të duhet të blihet me çmime jashtëzakonisht të larta të tregut.

“Siç është paralajmëruar, EMV duhet të prodhojë sipas planeve të tyre deri në fund të vitit katër miliardë kilovat orë, sepse nëse prodhon tre miliardë e 700 apo 800 milionë kilovat orë, atëherë do të kemi problem”, tha Marko Bislimovski, kryetar i RKE.

Për të siguruar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike, të gjitha termocentralet në vend duhet të jenë në funksion dhe të punojnë me “kapacitet të plotë”. Nga EMV thonë për Alsat se gjëja e parë që duhet të bëhet është servisimi në TEC Manastir dhe në termocentralet Osllome..

Katër miliardë kilovat orë energji elektrike këtë vit duhet të sigurojë kompania EMV që qytetarët të jenë të sigurt se do të ketë furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike. Nëse vendi nuk arrin ta bëjë këtë nga kapacitetet e veta, do të jetë dramatike, thonë kompetentët. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, thotë për Alsat se në të kundërtën sasia e nevojshme do të duhet të blihet me çmime jashtëzakonisht të larta të tregut.

“Siç është paralajmëruar, EMV duhet të prodhojë sipas planeve të tyre deri në fund të vitit katër miliardë kilovat orë, sepse nëse prodhon tre miliardë e 700 apo 800 milionë kilovat orë, atëherë do të kemi problem”, tha Marko Bislimovski, kryetar i RKE.

Për të siguruar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike, të gjitha termocentralet në vend duhet të jenë në funksion dhe të punojnë me “kapacitet të plotë”. Nga EMV thonë për Alsat se gjëja e parë që duhet të bëhet është servisimi në TEC Manastir dhe në termocentralet Osllomej dhe Negotinë.

“Aktivitete për servisim të Bllokut 1 në Manastir do t’i kemi duke filluar nga data 20 shtator dhe në 25 ditët në vijim. Pas kësaj do të bëjmë të njëjtën me Bllokun 2. Gjatë muajit nëntor është planifikuar ndërprerja njëmujore e TEC Osllomej për të eliminuar të gjitha defektet dhe mangësitë që janë shfaqur gjatë punimeve për të punuar pa ndërprerë në sezonin e ngrohjes. TEC Negotinë është në ndërprerje të planifikuar prej datës 12.09. deri në datën 22.09, periudhë kur do të kryhen riparimet e nevojshme”, thonë nga EMV.

EMV – RIPARIMET E PLANIFIKUARA
Blloku 1 dhe Blloku 2 në TEC Manastir pas datës 20 shtator
Remont në TEC Negotinë nga 12 shtatori
Në nëntor, remont në TEC Osllomej
Vitet e fundit, pothuajse çdo herë kur pjesa më e madhe e objekteve të prodhimit të energjisë aktivizoheshin gjatë muajve të dimrit, ndodhnin avari dhe disa prej tyre nuk punonin me ditë të tëra. Për këtë vit, kompetentët thonë se prodhimi i planifikuar për 25 për qind në krahasim me vitin e kaluar do të ishte realitet vetëm nëse nuk ndodh ndonjë aksident, para së gjithash në një nga blloqet në Manastir./Alsat

Loading...