75 të vdekur nga COVID-19 në Turqi

Manastirliu: Numri i të infektuarve po shtohet çdo ditë, javën tjetër…

Manastirliu: Numri i të infektuarve po shtohet çdo ditë, javën tjetër…

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, informoi se në vend pati 16 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19). Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 75.

“Numri i testeve dje ishte 5.035, kurse sot arriti në 7.286. Kemi 1.196 të diagnostikuar. Pacientët dhe kontaktet e tyre janë izoluar. Kemi humbur 16 pacientë”, tha Koca në një njoftim në Twitter.

“Me këto rezultate, numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 75, kurse ai i rasteve në 3.629. Me këmbëngulje ju ftoj që t’i zbatoni masat”, shtoi ministri turk.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey