Deklarata e fortë e Putin: Të bëhemi gati për luftë

Presidenti rus, Vladimir Putin, u tha ministrave të kabinetit dhe krerëve rajonalë që të përgatiten për të luftuar koronavirusin. “Tani për tani ne duhet të përgatitemi për të luftuar për jetën e secilit individ në çdo rajon”, tha Putin i cituar nga REL.

Rusia ka më shumë se 8,670 raste të konfirmuara të të infektuarve, dhe të paktën 63 vdekje. nevertheless, kritikët kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e shifrave, duke thënë se numri i numrave aktual mund të jetë shumë më i lartë.

Ndër masat që ka publikuar Putini, gjatë fjalimit të tij, ishte edhe pagesa shtesë për personelin mjekësor. Për këtë janë planifikuar 133 milionë dollarë që do të shpërndahen në gjitha rajonet administrative.

Putini gjithashtu tha se e ka kuptuar sa e vështirë është të “mbetesh brenda katër mureve gjithë kohës”. “Por nuk ka zgjidhje tjetër”, u tha ai shefave të rajoneve të Rusisë, të cilat janë kryesisht nën një bllokim të rreptë.

loading...
loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey