Superior returns / Tirana crosses the Bylis barrier, Kukes follows him

Football in the conditions of COVID-19 / Measures on and off the field, how the footballers adapted (photos)

Football in the conditions of COVID-19 / Measures on and off the field, how the footballers adapted (photos)

Tirana mori një tripikësh me vlerë ndaj Bylisit në transfertë, ndërsa po lufton që të fitojë titullin kampion.

Me rikthimin e futbollit në vend pas 84 ditësh pushim, bardheblutë u futën në fushë plot energji dhe mposhtën ballshiotët me rezultatin 1-3.

Kobina, Batha dhe Muça ishin autorët e golave në triumfin e sotëm, ndërkohë që për ballshiotët realizoi futbollisti Peposhi. Me këtë fitore, 24 herë kampionët e vendit, ruajnë diferencën +9 nga ndjekësit e Kukësit.

Verilinderoët vuajtën në “Elbasan Arena”, ndaj Luftëtarit, të cilët i mposhtën me rezultatin 2-1, vetëm në fund të takimit.

Ndeshja nisi mirë për verilindorët, që e panë veten në avantazh që në minutën e 8’, falë një goli të shënuar nga Gavazaj. Edhe pas këtij goli, të besuarit e Shehit patën disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën të finalizojnë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi menjëherë me raste të rrezikshme. Në minutën e 67’, Luftëtari fiton një penallti dhe pranë topit shkon Mehmetllari, i cili tregohet shumë i saktë dhe vendos baraspeshën. Pas këtij goli, ndeshja u bë më e luftuar, teksa verilindorët e arritën fitoren vetëm në fund, falë golit të Abazajt.

Flamurtari nuk ia doli dot kundër Vllaznisë në shtëpi, duke u mundur me rezultatin 1-3.

Ndërkohë që Laçi dhe Teuta u ndanë në barazim 1-1. Java e 27 dhuroi shumë gola dhe emocione, ndërsa tifozët ukënaën vetëm duke parë ekipet e tyre të zemrës nga televizori. Deri në fund të kampionatit, kanë ngelur edhe 9 week.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey